Webbplatsen använder teknik som troligen inte stöds av din webbläsare som exempelvis Internet Explorer 11. Vissa saker kan se konstiga ut eller inte fungera. Vi rekommenderar att du byter till en modern webbläsare istället.

Gå direkt till huvudinnehållet

Albanska

Mirë se vjen në Shërbimin stomatologjik popullor (Folktandvård) Västra Götaland

Është mirë të dihet para një vizite te ne

Shërbim stomatologjik popullor (Folktandvård) ka në tërë Suedinë dhe Shërbimi stomatologjik popullor Västra Götaland ndodhet në të gjitha 49 komunat në Västra Götaland .

Në Västra Götaland ti gëzon mjekim stomatologjik falas deri në kohën kur ti i mbush 23 vjet. Për ty që je më i vjetër, ka dy alternativa, të paguash pas secilës vizitë, ose të gëzosh shërimin e dhëmbëve (Frisktandvård ) – shërbimin stomatologjik popyullor për një çmim fiks në muaj. Kontakto klinikën në të cilën ti shkon zakonisht në qoftë se ti dëshiron të mësosh më shumë rreth shërimit të dhëmbëve (Frisktandvård) apo sa kushtojnë trajtimet e ndryshme. Nëse ti nuk e ke zakon të shkosh në një klinikë të veçantë, atëherë është e mirë që ta kontaktosh Shërbimin më të afërt stomatologjik popullor.

Mjekimi akut stomatologjik

Në rast të telasheve akute, ti në radhë të parë duhet të drejtohesh në klinikën në të cilën ti shkon normalisht. Nëse ti nuk ke zakon të shkosh në një klinikë të caktuar, është mirë që të telefonosh në Shërbimin stomatologjik popullor (Folktandvård) më të afërm për udhëzime. Nëse klinika është e mbyllur, atëherë ti mund ta kontaktosh mjekimin akut stomatologjik të Shërbimit stomatologjik popullor (Folktandvård) në rajonin në të cilin ndodhesh. Ti gjithashtu mund të telefonosh në shërbimin për informacioine shëndetësore në telefonin 1177.

Interpretuesi (Përkthyesi)

Kontakto klinikën tënde nëse ti ke nevojë për ndihmën e një përkthyesi gjatë vizitës tënde te Shërbimi stomatologjik popullor. Ndihma me përkthim është pa pagesë.

Përkujtuesi me SMS

Nëse ti e ke dhënë një numër telefoni celular, ti do ta marrësh një përkujtesë me SMS një der në dy ditë para vizitës tënde të planifikuar. Rezervimi vlen edhe në qoftë se SMS-i për ndonjë arsye teknike nuk ka ardhur në celularin tënd..

Rirezervo kohën tënde

Nëse ti nuk mund të vijsh në kohën tënde të rezervuar, ti vetë, me ndihmën e fjalëkalimit në letrën tënde të kohës së rezervuar, mund ta rirezervosh kohën tënde nëpërmjet faqes sonë të internetit www.folktandvarden.se/vgregion. Vizito faqen "Boka om din tid" ("Rirezervo kohën tënde". Ti gjithashtu mund ta kontaktosh klinikën tënde direkt me telefon ose e-mail. Informacionet e kontaktit ti mund t´i gjejsh më së lehti me anë të faqes sonë të internetit www.vgregion.se/folktandvarden/hittamottagning

Gjithmonë kontakto klinikën tënde në rast anulimi të vizitës

Nëse ti dëshiron ta anulosh vizitën, është mirë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që ne t´i ofrojmë kohë dikujt tjetër. Prandaj, bëje anulimin direkt në klinikën tënde me telefon ose e-mail më së voni në orën12.00 ditë për çdo ditë pune ditës së vizitës. Nëse ti sëmuresh në ditën e vizitës së planifikuar, kontakton klinikën tënde më së voni një orë pas kohës së hapjes.

Mosardhja në vizitë debitohet (kjo vlen edhe për të rritur e edhe për fëmijë)

Nëse ti vjenë me vonesë ose nuk vjen fare në kohën tënde të rezervuar për vizitë, atëherë ti do të paguash për vizitën e planifikuar. E njëjta gjë vlen edhe në qoftë se ke bërë anulimin me vonesë.

Zgjidh si dëshiron ta paguash vizitën tënde

Ti mund ta paguash mjekimin e dhëmbëve me para të gatshme ose me kartelë të kontos. Disa klinika i pranojnë vetëm kartelat e kontove. Interesohu vetë në klinikën tënde në qoftë se dëshiron të dishë se çfarë vlen në atë klinikë.

Nëse ti nuk je i kënaqur

Ne në Shërbimin stomatologjik popullor (Folktandvård) jemi të interesuar që ti si konsumator të jeshë i kënaqur me trajtimin që ta ka bërë dikush nga dentistët, higjienistët e dhëmbëve ose infermieret tona të dhëmbëve. Nëse për ndonjë arsye ti nuk je i kënaqur, ne dëshirojmë me kënaqësi që të na kontaktosh, ashtu që ne të mund të bëhemi më të mirë.

Në radhë të parë drejtohu trajtuesit tënd dhe bisedo me te se çka mendon ti se është gabim dhe pse. Më pastaj ti mund t´i drejtohesh shefit përgjegjës të klinikës.

Ti gjithashtu mund t´i dërgosh e-mail me pikëpamjet tua njësisë së Shërbimit stomatologjik popullor (Folktandvård) që përgjigjet për cilësinë. Adresa e postës elektronike është: synpunkter.folktandvarden@vgregion.se

Pyetjet

Ti gjithmonë je i mirëseardhur që të na kontaktosh ne në Shërbimin stomatologjik popullor (Folktandvård) nëse të intereson diçka. Në radhë të parë kontakto klinikën në të cilën ti shkon normalisht.

Është mirë të dihet para një vizite te ne
Inför ditt besök hos Folktandvården

Këshilla dhe informacione për kariesin dhe fluorin
Råd och information om karies och fluor

Këshilla dhe informacione për ilaçet qetësuese në rastet e trajtimit të dhëmbëve
Råd och information om lugnande medicin vid tandläkarbehandling

Këshilla për shëndetin e gojës për të rinj dhe të rritur
Råd om munhälsa för vuxna

Këshilla për ty që e ke nxjerrur një dhëmb
Råd till dig som tagit bort en tand

Këshilla të mira për dhëmbët e fëmijës
Råd om barns tänder